Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-HAPA NË TERR

Rudina Muharremi Beja-HAPA NË TERR

HAPA NË TERR

Verbëria zbriti midis nesh
hapat, s’e ndoqën më udhën
vërshuan korbat nëpër terr
buzës, thelluan rrudhën

Humbës të humbur nëmëm errësirën
shpirtrat fikur pak nga pak
Fjalët braktis firomë e fundit
dhe heshtja sundoi në çdo cak

Brenda vetes, trishtimit rri ngujuar
Shndërruar në ishull vetmie ti
Hapat, udhën e kanë humbur
Honi, frikshëm nxin aty

Plaket guri brenda lumit
Zogjtë krahëngrirë më s’fluturojnë
Ëndrrat qajnë brenda gjumit
e dallgët si flakët turfullojnë

Një lot kërkova në sytë e tu
një gjurmë njeriu kam kërkuar
Por shpirtrat, udhën e kanë humbur
verbëria besëprerë i ka verbuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT