Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-HARRESË

Rudina Muharremi Beja-HARRESË

I mbyllëm portat e blinduara të shtëpive,
të bindur se s’kishte as dhe një harresë
e ato ngjanin
gjithnjë e më tepër me arkën e Noes.


Ç’agoni pikëlluese…!


Pallatet mbollën themele me rrënjë frike,
trazuar kohëve të verbra
e mbi to
mbinë mure të larta prej guri e egoje.


Ndërsa mokra e mendimit,
bluan një psherëtimë pa prajt
çapitet e kaherë pyet:


A thua Zotin e lamë jashtë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT