Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-I HUAJ

Rudina Muharremi Beja-I HUAJ

I HUAJ

Ti vjen nga tokë me besë
Ku derë e tjetrit, dhe e jotja, kishin të njëjtën rezë
Ku burri betohej për qiell e dhè
Ku varri i babait besnik të pret atje!


Mbas rruge të gjatë pa fre, pa kry,
Zemrën djegur flakë, rrënjë ke zënë aty!


Aty, ku gjithmonë je i huj
Ku puna jota, s’ ka t’ njëjtën bujë
Atdheun, ku ta gjujnë me gur,
Padronë, që nuk ngihen kurrë


Dhe ditën mezi pret të vijë
Të ikësh nga e gjithë kjo vujë
T’ braktisësh gjithë ç’ sheh me sy
e të shkosh atje,
Atje ku prap i huj je!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT