I HUAJ
Ti vjen nga tokë me besë,
Ku derë e tjetrit edhe jotja kishin të njëjtën rezë,
Ku burri betohej, për qiell e dhè,
Ku varri i atit, besnik të pret atje!
Mbas rruge t’gjatë, pa fre, pa kry,
Zemrën djegur flakë
Rrënjë ke zënë aty!
Aty, ku gjithmonë je i huj..
ku puna jota, s’ka t’njëjtën bujë
Atdheun ku ta gjujnë me gur,
Padronë, që nuk ngihen kurrë
Dhe ditën me zor pret të vijë
Të ikësh nga e gjithë kjo vujë
T’braktisësh gjithë ç’ka sheh me sy
e të shkosh atje,
Atje, ku prap “I huj” je!
