Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-JEHONË PYLLI

Rudina Muharremi Beja-JEHONË PYLLI

Më thua, qënkam bekim,
e ditët ti zgjas paditur aspak,
ndërsa unë, mbledh jehonën e pyllit,
e shndërroj në fjalë.


Lisi rënkon braktisur vetmisë,
mbi degët e zhveshura mbart fole
e largët dashuri e zogjve që mërguan
në tjetër dhè


Zgjat krahët, kërkon pak qiell,
retë dëbon, pret një pranverë
përgjumjes, përhumbjes veten pyet,
Zogjtë, a do të kthehen dhe njëherë?


Shelgu lotët gëlltit në heshtje,
përkulur nga dhimbja deri në tokë,
qan për të gjallet që vdiqën,
e për të vdekurit që s’kthehen dot.


Dhe pjergulla ngjitet e dritë kërkon,
hedh shtat, ndonëse gjarprin ka në gji,
grami,arën mbërthen në çdo pëllëmbë,
dhe shtegun e ri…


Diellin kërkojnë më tej ca zambakë
më flasin paprajt për ty,
trendafili ngjyros kaherë petalet
të bardhë edhe të zi.


Dhe plori arën, nis e rrëmon
vrikth i kalit tremb të virgjër lëndinë,
ndërsa unë kërkoj një shteg të fshehtë
Zotit, T’ia gjej shtëpinë…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT