KAM BESUAR…
Dashurinë,
atë të gjithëllojshmen,
të vërtetën që duam të shkruajmë…?!?!
Ajo, s’rend nëpër fjalë,
as në xhevahirë e gurë të çmuar
Mos e kërkoni as në “përrallë”…
Kërkojeni në lëkurën që ngjethet
në frymën që ndalet n’trazim të gjetheve
n’ mërmërimë të zërit ujëvarës rrjedhje…
Në pikën e shiut që xhamit shkruhet
në muzg të mbrëmjes ku buzët shuhen
Në kraharorin që klith gjëmimesh
që përvëlon në zjarr shkrëptimash.
Atje e gjejmë… !
U besojmë dhe syve.
Shkëlqimit të tyre,
vështrimin, kur ndezin n’yje!
