KUFIRIT TË QERPIKËVE
Tërësia e fotoneve që shponte qiejt,
thyhej kufirit të qerpikëve,
pushtonte krejt zymtinë e heshtjes
e si e ardhur enkas nga parajsa,
pranverës mbarsur me ngjyra,
zbriste mbi një grumbull gjethesh
zgjuar mendimeve të përgjumura
përfshirë valsit të habitshëm të melankolisë…!
Përqafoi ditën dhe e la të vdesë;
mbi krundet e të së djeshmes,
me ankthin e të nesërmes…!
