MALLI IM
Malli im,
mos vallë kthehesh në fëshfërimë
erashkave të pemëve
që kyçin trishtimin e dimrave,
apo hapave hedhur udhëve të kalldrëmta
që memoriet të gjalla mbartin brënda?
Ku strukesh ti malli im
që zemrën ma mbush me mungesë?!
Mos vallë tek ata njerëz të hajthëm
që vështrojnë e ndezin flakën e buzëqeshjes
pamjes së tyre të hijshme
vizatuar ëmbëlsisht në magjepsje,
apo oborreve ku mbetën gjurmët e ecjes
ku ende zogjtë me cicërima të pareshtura
duetojnë me valët?
Malli im,
përhumbem madhështisë së atyre perëndimeve,
ku ende flladiten kujtimet,
ku një dallëndyshe
mori me vete një fjollë shprese
e përplasi flatrat
për të shtegtuar në t’ tjera vise!
