MENDIMI
U përpoq të zbonte një mendim,
që shfaqej si mjegull kaherë
hapave nxituar,
për t’u larguar me ngut
e mbërritur atje,
ku prapë i njëjti e priste…
Pranoi pafuqinë…
Tërsëlliu porta që brenda e la;
“Le të rrijë!
Retë qiellin e bëjnë të duket më i kaltër…
Fundja, një mendim s’ka vrarë askënd!”
