Mesazh pa “krye”
Më shkroi nëna mbrëmë: “Bijë, je mirë?!
Mos bëj dhe ti me timen siç bëra unë!
Pendimi në zemër, që atëherë më ka mbirë
Mos humb!
Më shkruaj!
Përditë, më flit!
S’dihet…
Gjallë a më gjen?
A vjen?
Të puth, e n’ gji fort të shtrëngoj
Ruhu bijë!
Makthi i pendimit, s’fal askënd.
Eja!
Apo, një vjershë do të më shkruash?
Unë s’do të mundem ta lexoj
Me videotelefonatë, nga larg do më vajtosh?!
Fytyrën s’do ma prekësh?
As flokë të m’i lëmosh?
Eja bijë,
erën tënde dua të ndjej,
Ta mbaj me vete gjithandej!”
Mungesa e ajrit përreth, ma zuri frymën
Mesazhi çau terrin, dritën, brymën..
Fjalët që kurmin ma shkuan si heshtë
shpirtit mbërritën të ngrenë foletë!
