Mos fol!
Mos fol gojë, sot zanin mos e çil
As ti dorë që flakë merr si kandil,
Fiku ti eshkë që zjarrin ndezur mban
të zymtës botë me lotin krokodil
Bjer shi, më mirë shpëlami sytë
Qiell, bërtit rrufe lësho pa pritur
Shuamë, harromë, hic mos ki frikë
Ik edhe ti hënë në ke për të ikur
Ftohu ti ballë ngrij edhe ti frymë
Bindu ti zemër lidhur rri e qetë!
Shtrihu ti kurm, kurm im pa shpirt
Vdis edhe zgjohu në një tjetër jetë
Mëndje ti jo, ti mbamë vesh
Merr e më dërgo atje ku djeg një mall
Mbi mermer të ulem e t’i buzëqesh
Të rri veç ca çaste sa t’i them një fjalë
