MOS U TRISHTO
Ti mos u trishto për gjethet që ranë këtë vjeshtë
as për korbat që u shpërndanë qiellit të dëshpëruar
gëzohu për shpirtrat e veshur fildish
e krizantemat çelur mbi muret e rrëzuar.
Mos u trishto pse gjuhë-flakët dogjën një yll
as për ata që braktisën altarin e shenjtë
ata ngijnë brinjët me egon e sëmurë
marrin jetë pafaj e mbysin foshnja në det.
Mos u trishto se kjo botë u bë lajkatare
verbuar epsheve që shtyjnë në mëkat
se do të shndrij më shumë vullneti i një shpirti
dhe madhështia e shqiponjës ngjitur lart
