Vetmia më ndjek si një re e errët
Ky shi trishtimi, zemrën ma ndal
Zhurmon rutina, si tren i arratisur.
Në gri shndërrohet çdo piedestal
Ku shkon kjo botë pa një përqafim?
Besimi, ku mbeti? Miqtë ç’u bënë?
Jeta maratonë pa fund e plot pengesa,
Koha s’ndalon por vetëm rend.
Dashuria ç’u bë, zjarri që ngjall zemrën?
Këtë arkë që brenda mbart thesarë e mallë
Duaj o njeri e fluturo me krahë fluture
Çdo ditë mbërrin këtu si një fletë e bardhë
A s’jemi ne, zemra që rreh?
Në këtë botë të çmendur që s’di ku shkon?
A nuk lind shpresa pas errësirës?
Mos vallë s’kemi fuqinë ta ndryshojmë?
Guxo se guximi është mburoja që të mbron
Durimi është pema që rritet ngadalë
Beso, fal, bëhu ura që lidh
Që udhën ta ndalë kjo botë e marrë
