Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-PO SHKOJ

Rudina Muharremi Beja-PO SHKOJ

PO SHKOJ

Po shkoj me hënën
muzgut të vonë që merr frymë thellë
andej nga zbehen ëndrrat,
andej nga plaken fjalët
e ku kujtimet thinjen në heshtje…


Po shkoj si dallëndyshe me trishtimin mbi pendë
e në sy, shkëlqimin e humbur të vjeshtave
gërmadhave që memoriet mbartin të gjalla
e që dimri mbulon me borë kaherë.


Po shkoj nënkateve të shpirtit
larg reflektimeve me rreze të rrema
larg nga fantazmat që ngrejnë kështjella
të rrëmoj mes rrëmujës time
e të vesh sërish një buzëqeshje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT