TI, VARGU IM I LIRË
Iu luta sonte vargut:
- Mos fol, veç hesht!
Mos thuaj çfarë bashkë të dy thamë
As hënës së përflakur hiç mos i beso!
Edhe këtë herë do të thotë: - Zoti të dhashtë!
Po ti je tradhtare pena ime e mirë!
Vërshon si Vezuvi, si llavë e Laxarotes
Që zjarrin, tokën, ujin,
i bën bashkë të rrinë.
Ti, vargu im i lirë
që qark i sillesh botës!
