UDHA E VJETËR
Kalldrëmit të udhës së vjetër,
ku ëndrrat udhëtonin përmes brishtësishë,
e fjalëve, që si flutura ndiqnin njëra-tjetrën,
kujtimet shfaqeshin gji melankolish
Ngjalleshin imazhet që me kohën vraponin,
rrudhave të tokës, lakut të harrimit,
erën më s’e rrokin si mumjet e gjalla,
as si zonjat me erashka që dheun pështynin,
ndërsa bregut tjetër,
një trëndafil i trishtuar përtypte një psherëtimë
