URA
Sa shumë u lënduan mes tyre dy vëllezër!
Aq sa thanë: Kthim mbrapa, më nuk ka
Zërin s’donin t’ia dëgjonin njëri-tjetrit
Fytyrën, kurrsesi për t’ia parë
…
Një vijë kulluese, e kishin si kufi
për pak kohë, në hendek u shndërrua.
Gërmo një ditë, gërmo ditën tjetër
Hendeku i vockël, u bë përrua.
Tek i madhi vëlla që fort ishte mërzitur
Punë të kërkojë, erdhi një marangoz.
I acarti dimër në derë kishte trokitur.
Ai s’kishte çati, mbulesë e as rrogoz.
Vëllai i madh, u mendua ca…
e pyeti në hendekun dinte të zgjeronte,
Kështu, vëllanë e vogël, s’do ta shihte më
kur thelluar prurjet më shumë do t’i shtonte
-Të qëndrojmë të ndarë, për mot e për jetë!
E zëri iu ngjir në fyt iu bë lëmsh
Zgjeroje sa të mundesh atë hendek të shkretë…!
Nxitoi të largohej si i dalë prej mendsh…
Mirë, – tha marangozi, – ashtu, le të bëhet.
Vijoi të gërmoi me të madh nxitim.
Më pas një urë të bukur, mbi hendek ndërtoi.
Një ditë, të shërbejë mes tyre si kalim.
Kur vëllai i madh, urën e vështroi
I pafrymë mbeti nga e saja bukuri
S’bëri dot në kohë të thoshte dy fjalë.
Kur pa të mbërrijë mbi të vëllanë e tij.
I vogli e përqafoi; rëndë -tha,-jam gabuar.
Të falënderoj pa fund, për urën o vëlla!
Fjalët që t’i thashë, unë kurrë s’i kam menduar.
Ty të dua shumë, për mua je gjithçka!
I madhi, i shtangur kërkonte marangozin.
Ai po qante; Në sy,-tha-më hyri rërë.
Po shkoj, o vëllezër, shëndet veç ju uroj.
Po shkoj, se janë shtuar, shumë urat për të bërë!
