Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritRuzhdi Gashi-Ëndërr e thyer në mes

Ruzhdi Gashi-Ëndërr e thyer në mes

(Për heroinën Yllka Domi – 17 vjeç)
Një pranverë e njomë rritej në sytë e saj,
me ëndrra të bardha si fletët e një poezie,
shkruante vargje për jetën, për dritën,
pa e ditur se një ditë…
të tjerët do të shkruanin për të.


Yllka, një emër që ndriçon kujtesën,
një ëndërr e thyer në mes,
një varg i pashkruar që ngeli pezull,
si fjalët që s’arritën të mbërrijnë te agimi.


Dora që mbante lapsin, mbeti e shtrirë,
por jo e heshtur, jo e humbur,
se fjala e saj u bë këngë e lirisë,
u bë betim në altarin e Atdheut.


Edhe pse 17 pranvera ishin pak,
ajo jetoi për mijëra zemra,
sepse një poezi nuk shuhet kurrë,
ashtu si Yllka, që mbetet përjetë dritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT