Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-AGIMET E AKULLTA

Ruzhdi H. Gashi-AGIMET E AKULLTA

Agojnë mëngjeset me përtesë
Të akullta vijnë pa gaz pa shend
Mjegull brymë edhe krahnezë
Stinë e ftohtë tinëz po vjen

E mpirë fusha bjeshka hesht
Dhe unë vetë qëndroj në mes
Gati çdo ditë një kumt që vret
E plagos ditën që në mëngjes

Gati çdo ditë një mort i ri
Dikë që njoha iku shpejt
Lutje fjalime në shpejtësi
Një grumbull dheu një jetë u tret

Një lis i shtrirë me krimba plot
Dikur kurorën e kish si mbret
Sikur më thotë mundohemi kot
Të mashtron jeta në fund të vret

Nganjëherë shembem si një kala
Dhe e bëj jetën si me përdhunë
Ujëvara lotësh shpirti ka
Dhe i dëgjoj i shoh veç unë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence