Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi -POETI NË DIMËR

Ruzhdi H. Gashi -POETI NË DIMËR

I pret muzat nuk i vijnë
Dhe ato kanë frikë stuhitë
Prapa qelqeve ndjenjat ngrijnë
Fushë e shkretë ia ndjell vetmitë

E pret borën ajo s’vjen
Në vend të saj vërshime shi
Përreth tij strehët pikojnë
Sikur lotët në mërzi

I pret vargjet nuk i vijnë
Kjo s’është kohë për poezi
Vë mbi supe pelerinë
Si poetët n’lashtësi

Zbathur zdeshur të parruar
Bredhnin vetëm si hyjnitë
Veç me shpirtin e frymëzuar
I sfidonin mbretëritë

Mediton dhe vështron larg
Larg diku ka bardhësi
Por te ky mbyllur në qark
Vetëm lot vërshime shi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT