Monday, December 29, 2025

SA DUA SOT…

Sa dua sot, mallit grykën ti zë

E lotët ti mbledh në një kupë vere,

Zhgënjimit derën mbyllur ti lë

Dashurisë hapur, çelësin pas dere!

Të harroj çdo dhimbje e trishtim

kupën e lotëve në një gllënjkë ta pi

Të shoh veç ngjyra edhe gëzim

Me peng e mërzitje më të mos rri!

Se jeta gënjeshtra paska plot

Shpesh na mashtron, e s’na lë të qetë

Mendjen na merr,se mbledhim dot

Të jesh i drejtë s’qenka e lehtë!

Sa dua këtë mbrëmje të pi ,të dehem

Në yje ëndrrash të fluturoj,

Në krahët e hënës, aty të prehem

të qetësoj shpirtin ,të ëndërroj!

Poezi nga Margarita Llapushi Zeneli

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT