Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSabit Rrustemi-NË FRYMËN TËNDE UNË JETOJ

Sabit Rrustemi-NË FRYMËN TËNDE UNË JETOJ

NË FRYMËN TËNDE UNË JETOJ

( Një nga monologjet e Agim Ramadanit )

Nëse nesër s’ jam aty ku të prisja
mos humb shumë kohë duke u menduar
udhët e krejt botës eci
për t’ më strehuar brenda asaj zemre


N’ atë shtrat të fshehur përplot prush
si zjarr ëndrre do të përftohem
në çdo ngricë e të ftohtë


Përmes Teje le ta dijë njerëzimi
strehëzave të përmallshme
si lumturohem


E nisur dhe e pambaruar jona dashuri
nëpër pika gjaku shkruar
po njëjtësohet me më të ëmblën liri

Nëse më pyet si dikur
ç’të dëshiroj për sot
të jesh më mirë se dje
lutem pa pra


Ago për mua
deri sa t’marrësh frymë
për ta ngrohur ëndrrën time
me Tëndin përqafim


E përbotshmja ime
në frymën tënde Unë jetoj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT