Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritSabit Rrustemi: Vaj për sytë e kaltër…

Sabit Rrustemi: Vaj për sytë e kaltër…

Stina më e kthjelltë
Ishin sytë e saj
Të mbuluar
Me flokë të zezë
N’atë fytyrëborë

O ç’fat i mjerë
Nuk i prekje dot me dorë

Zoti ish hidhëruar
Nga mospërfillja
Sytë e kaltër
Në grila qërpikësh
I kish ngujuar

Dhe mua
Brenda atij deti të pafund

Një re të zezë kish ngritur
Mes meje dhe saj

As puhia e mbrëmjes
As freskia e mëngjesit
Nuk e shporri

Erë të fortë nuk nxitëm
Shkaku i trazimit
Të reve të tjera
Që mund të shfaqeshin papritur

Ajo re e zezë
Si Zoti një
Ende në mes na rri

Vaj për sytë e kaltër

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT