Në mesnatë ndez ekranin, shoh dritën tënde,
zemra më thyhet, dhimbja s’më lë,
një tjetër pranë teje të rri e të çmend,
unë rri dhe vështroj, por digjem përbrendë
.
Të futesh me të, njëherësh në linjë,
dy pika të gjelbra më shndërrohen në vrer,
ju dilni së bashku, më lini pa shpirt,
unë hesht dhe përpij lotin në terr.
Ti më nënçmon, për tjetrën më shkel,
më shkatërron ëndrrën, më shuhet dritë,
tradhtia jote është thikë në shpirt,
më lë pa forcë, pa gjumë, pa ditë.
Por dije, një ditë kjo plagë do shërohet,
zemra e lodhur do gjejë strehë,
ti e humbe dashurinë që të deshi,
tani mbetesh hijë, një kujtim pa vlerë.