FUND JANARI
Sa i rëndë ky qiell Evrope
I ftohtë si akull më rri mbi vargje
Fjala ime ka marrë udhë mërgimesh
Në asnjë shkronjë nuk e gjej veten
Udhët janë mbushur me shi në mesnatë
Malli im vrapon gjurmëve të një nate
Mbështjellë me aromë dashurie
S’e paskam ditur se do më djeg
Ëndrra mbi buzët e mia afsh
Fund janari i ftohtë me shi
Unë vrapoj pas gjurmëve të mia
Rrotullohem si kjo erë harbute
Pas hiçit në hiç!
