Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritSadbere Gagica Spahija-MESNATË

Sadbere Gagica Spahija-MESNATË

Mesnatë… kërkoj një varg, si një shpirt që kërkon prehje,
Kërkoj këngën tënde, atë që tani veç era ma pëshpërit në heshtje.
Kërkoj sytë e tu — dy yje të fikur, por ende më ndriçojnë,
Humbem në mjegullën e kujtimit, ku hapat e tu më ndjekin si hije drite.

S’gjej dot rrugën pa ty…
Nata më bie mbi supe si gur,
Dhe zemra më dridhet si një qiri që s’mund ta ruajë flakën.
Ti nuk je më — por je kudo,
Në ajrin që marr, në hapin që hedh,
Në çdo rikthim të heshtur të shpirtit tim drejt teje.

Të pres…
Jo të vish, por që kujtimi yt të mos më lërë kurrë vetëm.
Të kërkoj…
Jo në botë, por në dritën që ke lënë pas,
Si një zog i lodhur që gjen pushim në gërmën e fundit të emrit tënd.

Mesnatë është çdo çast që më gjen duke të thirrur,
Dhe çdo herë që sytë m’i mbush mjegulla, e di:
Është shpirti yt që prek timin,
Si një erë e butë që s’duket,
por hap rrugën
Atje ku unë ende s’d i të shkoj pa ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT