Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSadbere Gagica Spahija-VARGJE NË VETMI

Sadbere Gagica Spahija-VARGJE NË VETMI

VARGJE NË VETMI

Sonte vetmia më vret
Vargjet m’i përkdhel
Kjo erë vjeshtë
Me temjan


Vuajtja është fshehur
Nën lëkurë stine
Errësirë kudo
Diell askund


Lotët udhëtojnë
Udhës së vet
Fshijnë heshtur
Gjurmët ëndrrat?!


Urat puthin brigjet
Dhembjet marrin qiellin në sy
Plagët shpojnë
Si gjemba nëpër trup


Plot golle kjo jetë
Arna arnuar
Lidhur me zinxhirë
Kjo ditë vjeshtë

Ku je o fati im
Që luan me mua
E me grith
Me thonj maceje?
Ku je?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT