Nëna nga gjiri i shkretë
nxori korën e thatë
shpirti mori udhën e bukës
deri te vera plot xixëllonja me erë kalliri
gërvishti gurin e pikëllimit
në plasën e etjes bulëza ranë
udha e ujit u blerua
deri te liqeri bebëzëhënë
nënës i shkoi buza në gaz
e u hapën portat e dritës
sytë i pikuan lot mallëngjimi
për qiellin e çelë
ende malli më çon te guri me shenjë gishtërinjsh
shoh kalli gruri mbi varrin palmë të nënës
në atë fushë të blertë
që me fije bari qep liqenin me qiell
