Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi-LULEDIELLI

Sadik Krasniqi-LULEDIELLI

LULEDIELLI

Mihën një ditë
në lëndinën e lumit
ku çdo verë lulëzojnë
lulet e diellit


gjetën një skelet
ne dy plumba në kafkë


Ishin eshtrat e vogëlushes
që para kinemasë
shiste fara të zeza


në varrezat e martirëve të lirisë
një mermer i zi pa fotografi
skalitur me të bardha


këtu pushon jetimja e vogël
që e vranë në luftën e Kosovës


nën këtë epitaf
gravuar bukur
një luledielli

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT