Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi -Një e më i madhi GJERGJI

Sadik Krasniqi -Një e më i madhi GJERGJI

nëpër gurët e prushtë
ngjitem në fronin e Hyjit

si mbi re shoh Fushë-Krujën e tistë
kalorësit e muzgut sikur afrohen
e Kruja si engjëll i trembur
i hynë nën sqetull hyjit

ai ngre krah e me shpatën e diellit
e prenë përgjysmë natën e gjysmëhënës

e ndiej frymën e tij
si prekje e bekuar
e pëshpërit uratën
të lumtë ne për ty
Gjergj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT