Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi-PERGAMENË E HIRTË

Sadik Krasniqi-PERGAMENË E HIRTË

PERGAMENË E HIRTË

Në pergamenën e hirtë prej drite
Pikturon karafila të zi
Dhe përfytyrimin e fytyrës së saj të bukur


Atë shëmbëlltyrë që kurrë s’e pa
Vetëm zërin ia dëgjoi


Atë zë të djegur
Në të qeshurën e saj
Me një jehonë deri te veshi i zoti

t
I zotit që harroi t’i bëjë
Bebëzat me dritë


Piktorit
Që pikturon në pergamenën e hirtë prej drite
Karafila të zi

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT