Friday, February 13, 2026
BallinaVitrina e libritSadik Përvetica-SOT ËSHTË DITË E DIEL

Sadik Përvetica-SOT ËSHTË DITË E DIEL

Sot është ditë e diel
Është ditë e lutjeve për dashuri
E lutjeve edhe për paqe e mirësi

Sot është ditë e bilanceve javore
Është edhe ditë pastrimi
I ndërgjegjeve tona të fjetura
Është edhe ditë për të bërë analiza
Çbëmë mirë e çbëmë keq gjatë javës që shkoi

Sot është ditë e afrimit të njeriut me njeriun
Është edhe ditë e pastrimit shpirtëror
Është ditë e pastrimit rrënjësor
Secili shtëpinë e vet dhe oborrin e vet

Është edhe ditë e larjes së trupit dhe shpirtit
Nga të gjitha mëkatet dhe nga aferat korruptive
Nga të gjitha ndytësirat javore

Sot është ditë me diell shpresash për dashuri
Ditë me shumë mall dhe me shumë shi
Ditë edhe e afrimit të njeriut me Zotin
Ditë me pak më shumë – liri

Sot është ditë e diel
Është ditë e dashurisë së njeriut në liri
Ditë e mbushjes së zemrave me dashuri

Sot është ditë e diel
Ditë e meditimeve dhe e përkujtimeve
Por është edhe ditë e planeve të mëdha
Për javën dhe për jetën që po vjen

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT