PËRSHËNDETJA NË UDHËTIM
Përshëndetjen tënde në udhëtim e ndjeva
si një këngë që të lidhë me të kaluarën
që ik fshehurazi pa e kuptuar ditë pēr ditë
e na shfaqet në kujtesë me sytë e dashurisë
sa herë trëndafili i zemrës i ka perënduar
lotët si kristal në sy i janë ngrirë
Përshëndetjen tënde në udhëtim e ndjeva
përkëdhelje të duarve nëpër gërshetin e kohës
qē ikēn me ndërrimin e stinēve të jetës
e fytyrën e dashurisë me çiltersi duke e ruajtur
që edhe kur plaket, s’harrohet ,gjer sa të vdesë
