RRUGËS SË FORMIMIT
Hapa rrugën që ti të kaloje e para
në lëvizje me kohën për të parë e dëgjuar
ndaj nxitova tepër të arrij të paarritshmen
një sjellje tjetër që ty të ka zëvendësuar
E kalova rrugën pa iu trembur humbjes
diçka më rrëmonte në zemër pabesisht
si shtrëngatë më tundonte e përçmonte
më bënte të druajtur në drejtpeshim
Një ëmbëlsi pamore, dhe përvëluese
në pritjen e këndshme rrugës së formimit
buzëqeshte me sinjale të pakuptueshme
më lëkundte në shpirt, gjersa ti ike…!
