Jeta m’bëri të ‘kalitem
bie të flej e veç dremitem
Unë jam vetë ai hallemadhi
Shqipetari, kurbetçari
Vitet ikën e s’ më pyesin
Hallet, dertet veç m’i rrisin
Kam shumë vjet e kam një jetë
Që kur erdha në kurbet
E n’atdhe shkoji një herë n ‘mot
Se e kam gazin mb’shtjellë me lot
Kur kujtoj loken pranë djepit
Duke pjekë bukë n ‘rrasë t’çerepit
Vëlla e motër kudo jeni
Kurrë atdheun mos e leni
Aty kemi fis e farë
Përpos djepit, n’fund një varr!
