Si s’të plasë për shumë rreth teje
Kjo të ndodh, pa reshtë, çdo çast
Apo bëhesh ai kokëforti
Dhe për këtë, sikur vë bast
A do kënaqem, a do shqyhem
A do mbahem, a do qeshem
Halle, halle, qenia jote
Një me tjetrën, seç po ndeshen
Dikush mbahet kryeneç
Sikur botën ka për vete
Ulu poshtë, o djall a dreq
Se nuk di çfarë të t’them tjetër
Tjetri n ‘dorë mban disa lugë
E nuk di kurrë të mbushë trastën
Kurse tjerët, rrugë më rrugë
Seç kanë mbetë ditën dhe natën
Ca të tjerë, na ngrenë dolli
Turren, shqyhen e bërtasin
Për të tjerë, që i kanë përbri
Asnjëherë, mendjes s’i thërrasin
Ne, këtë botën e uruar
Bashkë ta kemi, bashkë ta ndajmë
Se kur ikëm n ‘botën tjetër
Asnjë gjë me vete s’mbajmë
