Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala-SHQIPTAR

Sahit Shala-SHQIPTAR

SHQIPTAR

Po e nis me vaj të Mjedjes
T’ i k’ndoj kohës plot trishtim
Ia kem tundë eshtrat Migjenit
Me na thurë varg plot mjerim


Se “Bagëti e bujqësia”
Për medet keq na kanë lanë
Mos besofsh në fjalë të mia
Dil andej e shih matanë


Nuk del kush të nisë një punë
Thua nga qielli mëshirë pret
Dhjetëra veta një karrigë
Një pas njëri kanë hipë vetë


Gjithë ku thuhet bukë e ujë
E ku flladi ka lezet
E lamë truallin n’dorë të huaj
Kem harruar varr e djep


Djemtë e shqipes t’ pushkës, t’ penës
Po i lënë trojet ditë për ditë
Me të prekë në thellësi t’ zemrës
Nuk ka mbetur shpresë për t’ pritë


E harruam gjakun dhe trimat
Që e lanë mbi shkrepa e gurë
T’ i tmerrojmë mbesat e nipat
Ta turpërojmë shqipen n’ flamur


Dil e thuaj se je shqiptar
Me njëmijë e sa legjenda
Gati jem me kokën varë
Duke i lënë kombit hije t’ zeza


Jashtë atdheut pasqyrë e trishtë
E në atdhe s’lamë gjë për mbarë
Çfarë do t’ thotë nipi e mbesa
Qysh do t’ ndihen si shqiptarë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT