Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-Enigma të fshehura

Sanie Rrokaj-Enigma të fshehura

Dua të sodit gjithçka që më rrethon..
Është pasion i fshehur i zemrës sime
ju drejtova hënës të lutem më thuaj
pse bota flë nën hijen e. dhimbjes.

Puth natën dhe ngrihem
duke shtrirë dorën
Për paqen që vdes ç”do ditë e ngadalë
Muza poetike me zë flet e nisë
Lutem mos e pafsha më lotin të rrjedhi
në ç’do anë .

Mos e pafsha lotin në sytë e fëmijëve
as në sytë e nënave që presin në shkallë
mos të ketë më bota terr e dhimbje
Ç’do plagë shkruar me dashurinë fjalë .

Udhëtoj bashkë me jetën nëpër stacione
Skelete velash vërshojnë ngadalë
Ëndërrat më të thella mbuluar me misterin e të panjohurës
Enigma të fshehura botës anembanë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT