Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-Fati i njerëzve.

Sanie Rrokaj-Fati i njerëzve.

Me sa duket ky fati i njerëzve
është skllavëria ku kalon nëpër venat në gjakë
e cila po vret mendjen e tyre
nga varfëria po përjeton strehë dhe ankth.

Në këtë botë nuk kemi më pasion
shpirtin e lëmë në shpinë e gjërë të ëndrrës
një zjarr në zemër bie pa u parë
një lot bie kalon në heshtje
digjet në zemër nga shpirti i vrarë.

Shikoj në horizont dhe shpirti thyhet
krejtësisht boshe në këtë jetë plot me mashtrime
të pangopurit të pa cipët e vodhën
e ropën këtë vënd
e shitën si pa vlerë
pa mëshirë njerëzore .

Gojën se hap njeri
asnjeri si përfill
në protesta nuk ngrihet njeri të kërkoi demokraci
eh kjo jetë e të mjerit Shqipëtar
që e mbyti varfëria
nuk ka të drejtë fjale
nuk ka as liri.

Nuk ka frymëmarrie
po skalit durimin
shpreson për një ditë të re nëse ekziston
kur errësira e shtrin pushtetin e saj
muzgjet e heshtura të natës
në tik–taket e zemrës jetojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT