Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-Trafiku që ka kjo botë .

Sanie Rrokaj-Trafiku që ka kjo botë .

E mora hënën në duar
Bisedova gjatë me të
Më mbajti shumë sekrete
Për universin nuk më tregoi asgjë.

Hënë e fshehur në errësirën e natës .
Rruga jote është shumë e vështirë
Të bisedosh me malet dhe pishat e thata
dhe maleve të lartë sy ngrirë.

Gjithë atyre pyejeve pa shpresë
Që kërkojnë shpëtim dhe jetë
Qyteteve të boshatisura
Shtëpi të lëna në errësirë të shkretë .

Njerëz të lënë në harresën e kohës
Të vetmuar si pylli me gjethe përtokë
Hënë që i vinë vërdallë tokës së lënguar
Rrezet i gjezdis të mbushura me lotë.

Fëmijë të pa ngrënë nëpër rrugë
Sytë kthejnë në hënë dhe shikojnë
Diellit i flasin me lutje
Në të madhin zot lutjet kërkojnë.

Në qoshe të rrugës zbathur
Si pisha që i kanë rënë gjethet
Kërkon shpresë nga lëkura e saj.
ylberet qajnë me derte
.
Kjo botë e rrëshqitur mbi ledhe
Rreth e qarkë dielli thikë
Se dimë ç’farë sekreti përmban
Nga udhëtimi që bën përditë .

As hëna nuk di ku e ka shtëpinë
As ne qiell as në tokë
është ngatërruar udhëtimi
Nga trafiku që ka kjo botë.

Toka ka shumë etje për dashuri
Po rri si e humbur në këtë botë
Takohem vetëm me hijen time
Nga heshtja e dhimbjes nuk fola dot .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT