Thursday, April 9, 2026
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-GJURMËT ..

Sanie Tushi Rrokaj-GJURMËT ..

Ku i hedhim gjurmët
Gjurmët ku i lëmë
gjithmonë ato mbeten
Në mjergullë dhe rërë.

Gjurmët e mira mbeten
ngelen përgjithmonë
Si balsam për jetën
Që zemrën shëron .

Gjurmë e bardhë dallon
Kudo ..në çdo stacion
gjurmë me vlerë të lëmë
Në udhëtimin tonë.

Gjurmët ngelet
gjurmët
Shkruar në pllakë guri
Gjurmët ngelen në asfaltë
Edhe në baltën e thatë.

Kush në jetë lë gjurmë të mirë
Asnjëherë gjurma si fshihet
As në errësirë të natës
As në ditët plot me diell.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT