JO LUFTË… E GJAKË
POR PRANVERA TË LULËZUARA.
Loti pa pushim po bie
nëpër gjak si lum noton
luftrat kush i ndez me flakë
Kush drejton ?
Këto tragjedi që ndodhin
Pse marin kaq njerëz me vete
Sa lule pa çelur gonxhe
Në armë e bomba i trete ..
Sa vajza e djem të ri
Që nëpër ëndërra e jetës
Ua more lulet nga duart
Me yjet të rrinë të fjetur.
Lotët si lum i trazuar
Seç po mbrujnë atë tokë
Vdesë nëna ,,vdesë fëmija
Nga gjiri nuk ndahen dot .
Po rënkojnë zemrat thellë
Loti del i përvëluar
Britma shpirtrash të pafajshëm
Me të zezën re mbuluar.
Malet mbushur me dëborë
dhimbjen dot nuk e durojnë
Ylberet i prishën ngjyrat
Nga dhimbjet që përjetojnë.
Po shkatërrohet kjo botë
Dhimbjes po i hapet dera
Botë o botë ndalo luftrat
Ndalo mortet si ngahera .
Dashurinë e njeriut
çe bëre
moj botë e shkretë
Përcill rrezatim në jetë
Edhe luftra të mos ketë .
