KUSH E BËRI HISTORINË.
.28 -29Nëndorin.)
Kush e bëri historinë ,
ditët që ikin e s”vinë
në legjenda ti qëndrove
historinë e tregove .
Si mal i lartë me borë ,
ti më je e lartësuar
o moj Vlorë e bukur Vlorë
historia ka treguar
.
Sa shumë dallgët ke përballuar
Si guri i artë në këmbë
Trimëria krenaria
Bukurinë ta kanë dhënë.
Flamuri kuq krenar
shqiponja me kokën lartë
Qendisur nga Marigoja
Me dorën e saj të artë
Flamurin kuq e zi ,
Qëndisi dhuratë.
Ismail Qemali , Isa Buletini
e ngritën lartë –e më lartë
Një fjalë kushtrimi
Në ballkonin e shtëpisë ,
në Muradien Plakë .
buciti Vlora dhe malet e Shqiperise
Nga gëzimi madh
hëna coi dritën ,
Zërat e kombit
aq lartë u ngjitën .
Brohoritën zëmrat
morëm pavarsinë,
malet morën këngën ,
deti kaltërsinë
.
U tundën pyjet,
nga gëzimi që morën
dhe yjet e qiellit
bukur vezullonin .
Po deti me valë
mori kthjelltësinë,
Ylberet me ngjyrat
zbritën bukurinë.
U veshe si nuse
me duvak mbuluar
flamuri me zhgabën
sa lartë fluturuan.
Fluturo Shqipëri ,
. pa u trëmbur fare
Në gjurmët e tua
Vlora legjendare.
Trimat që ti nxorre
janë legjendë e rrallë ,
Do jenë të pa shuar
në breza me radhë.
Ju brezat e bukur
që po e shijoni
Historinë Shqipëtare
kurrë mos harroni .
Vlora e flamurit
Kosovë —Camëri
Gjithmonë do valvitet
Flamuri kuq ezi.
