S‘DI TË JETOJ PA DASHURI
Njerëzit që dua fort,
Më paragjykojnë më shpesh
Më lëndojnë shumë,
Jo rrallë e ndjej veten njeriun më pa fat,
Mblidhem si kërmill,
Brenda guaskës së jetës sime,
“Të mos bëj gabime!”
Ç’të liga mund të bësh me dashuri,
O njeri!
Qëndroj…
Shpirtit i bëj skaner,
Sytë shqyej të dalloj ndonjë njollë ligësie,
Dalloj vetëm plagët e mia prej fatkeqësive,
Që dashuria ndaj jush prodhoi…
Më falni,
Që u desha pa hipokrizi…
Pa interes,
U desha,
Se s’di të jetoj pa dashuri!
/ZYBA HYSA/
