Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-AI ZË

Selvije Kadriu-AI ZË

AI ZË

Të prita gjatë
Ta ndiej zërin
Për së afërmi
E ti erdhe


Si një ëndërr
E shkurtër
Që gjumin ma prishi


Ai zë, ato duar, ato buzë
Që ëndërr i kisha
Tash më nuk e di
Ishin, apo nuk ishin


Pasi ikën
Me rrezet e para të Diellit
E me vete ma morën
Edhe shpirtin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT