Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-KJO MENDJA IME

Selvije Kadriu-KJO MENDJA IME

KJO MENDJA IME
Mendja nuk më ikën nga ti
Edhe pse iu betova vetes
Që do të harroj ty
Se si nuk e kuptoj
Kjo mendja ime
Kujt i takon
Në rast se mua
Nuk më dëgjon
Unë i’a tregoj rrugën
Pa dhembje, pa lot
E ajo prap
E kthen kokën prapa
Nuk më dëgjon dot
I sheh ata sy
Që dikur i adhuronte
At zë të cilin
Mezi priste ta dëgjonte
Edhe pse e di
Që prap do të lëndohet
Ajo kurrsesi
Të largohet nga ti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT