E di unë, nuk do të jem aty
kur ti të kthehesh
dhimbjen që ti do ta ndjesh
unë tashmë e ndjeva
Ashtu si ti më doje
nga toka
deri në qiell e prapa
E ti do të ndihesh
i humbur në zbrasëtinë
e asaj hapësire
e cila dikur
të merrte frymën
me dashurinë time
të pa fund
