Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-MOS MË ZGJO

Selvije Kadriu-MOS MË ZGJO

MOS MË ZGJO

Kjo natë me erë
Mendimet mi trazon
Më merr me vete
Më qon deri në qiell
E prapë më kthen
Në barin e njomë
Ku dëgjohen gjinkallat
E era pushon
Afrohem ngadalë
Te lumi im
Shkeli me këmbët
E zbathura
E ndjej të ftohtit e tij
Pastaj dorën tënde
E cila fort më shtërngon
Nga ëndrrat më zgjon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT