Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeSerbia, përmes bisedave informative instalon pasiguri dhe diskriminim

Serbia, përmes bisedave informative instalon pasiguri dhe diskriminim

Sot, Shërbimi sekret  informativ i Serbisë, i quajtur  e BIA në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, zonjën Ardita Sinanin, Nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe aktualisht  është Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin KURTI.  

Ky është diskriminim i llojit të  vetë, sepse duke vazhduar  me avazim  e vjetër si para viteve 1990-ta, pa kurrfarë shkasi dhe kështu   instalojnë frikë, tmerr pasiguri dhe që ata shqiptarë që kanë mbetur të shpërngulen dhe të dëbohen nga trojet e tyre.

Kur i shtojm edhe ndalesa të ndryshme të mërgimtarëve, marrja në biseda të aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm. Kjo është një vazhdim  të  ndalesave të bisedava  të ish luftëtarëve të UÇPMB-ës, të  figurave politike, të krijohet pasiguri  për popullatën e  kësaj krahine, synim Serbia ka të nxisë tensione.

Kujtoj, po ashtu rastin  ku në kufirin  në mes të Kosovës e Serbisë, në Bërnjak më datën 27 korrik të muajit të kaluar, Kryetarin e Shoqatës  ,,Kosova për Sanxhakun’’,  Profesorin Ismet Azizit, Shërbimi sekret  informativ i Serbisë, i quajtur  BIA, e mori në bised informative,duke e ndaluar  për tre orë në kufi,  dhe parashtrimi i  pyetjeve rrethë aktivitetet të tij për dhe lidhur me Krahinën e  Sanxhakut.

Shërbimi  i Serbisë, jo vetëm nënshtetasit e vetë i ndalon, por edhe  nënshtetasit  e Republikës së Kosovë i ndalon.  07.08.2023

Refik HASANI 

????
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT