Nga ujëvara e shpresave
Stërkalat më bien në fytyrë
Dhe m’i zgjojnë kujtimet
Për ditët e blerta
Lart nga rruga e qumështit
Pikin yjet në shuplakën time
Me të cilën fshij pikëlat e djersës
Nga balli im i mallëngjyer
Ëndrrat i kam varur
Në cep të hënës së re
Për ditë më të mira
Në kujtesën time të plakur
E si do të rrjedhin ditët…?!
